Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Terras folën rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të LDK-së, karshi këtyre temave.
“Kryetari Abdixhiku kërkoi nga Terras që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës duhet të bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar. Po ashtu kryetari Abdixhiku falënderoi Raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian Riho Terras për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info
Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore
Musliu: LDK frikësohet të marrë vendime, s’po guxon as me VV...
BE do të heqë dorë plotësisht nga importet e gazit rus deri ...
Arrestohet një person në Kosovë për spiunazh, policia jep de...
Seanca gjyqësore për gazin lotsjellës, e akuzuar edhe kandid...
Pse ka ngecur formimi i institucioneve edhe tre muaj pas zgj...