Kryetari i Lidhjes Demorkratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Në këtë takim, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin, për qëndrimet e LDK-së karshi situatës për “planin 7 pikësh për daljen nga kriza” ashtu si dhe për takimet me akterë të ndryshëm në Kosovë, bën të ditur LDK përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për përçarjen dhe polarizimin e skajshëm të shoqërisë tonë nga pushteti si dhe shpalosi alternativën për ta kaluar këtë krizë si rrugë e re për Republikën tonë.”, thuhet në njoftim.
“Gjatë takimit u diskutua dhe për gjendjen e përgjithshme politike në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen me OSBE-në në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, Abdixhiku theksoi rëndësinë për gjithë mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve tona./Arbresh.info.
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...