Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës, duke e falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit si ambasador dhe si përfaqësues amerikan gjatë viteve të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar Hovenierin për njohuritë e thella mbi Kosovën, përfaqësimin e interesave strategjike të SHBA-ve dhe kujdesin e tij për forcuar marrëdhëniet mes dy popujve.
‘E falenderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve”, tha ai.
Kryetari i LDK-së ka bërë të ditur se ka dhuruar nga një fanellë të kombëtares së Kosovës për secilën nga gjashtë mbesat dhe nipin e Hovenierit.
“Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtarës së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thekson ai.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador