Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU-së, dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë, Christoph Ploß.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se relacionet e LDK-së me CDU-në po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim.
Në mes tjerave, lideri i LDK-së theksoi se këto relacione do t’i shërbejnë para së gjithash Republikës së Kosovës.
Abdixhiku kishte zhvilluar takim me deputetin gjerman edhe para disa javësh, por në Hamburg.
“Christoph Ploß, deputetin e Bundestagut nga rradhët e CDU, dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë, e takova jave më parë në Hamburg. Sot, ndërsa, pata nderin ta pres në Prishtinë. Në prag të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së, formacionit politik, demokratik e pavarësist të Kosovës, i shpjegova dhe pjesë të historisë së lavdishme të organizimit më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova. Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim. Këto relacione do t’i shërbejnë para së gjithash Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës