Abdixhiku pret në takim ambasadorin francez, flasin për situatën politike në vend

19:53 | 20 Qershor 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në këtë takim, Abdixhiku dhe ambasadori francez kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend; si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, lidhur me këto çështje, shkruan Arbresh.info.

Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset e saj dhe theksoi se Kosova, ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj, në proceset të cilat e presin përpara./Arbresh.info/

 

Të ngjashme