Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Në këtë takim diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Jürg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”.
Siç thuhet në njoftim, ky program përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Po ashtu, u diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigjje ndaj thirrjes tonë për ndryshim.
Në fund të takimit, u fol edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari i LDK-së falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj./Arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...