Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, deklaroi se janë aprovuar propozimet e tij.
Ai tha se LDK është e interesuar që të ketë zgjedhje të lira e të mirë organizuara.
Sipas tij, zgjedhjet nuk duhet të jenë vetëm garë, por edhe mobilizim i partitë dhe strukturave të saj.
“Jemi të interesuar për proces të hapur, që të jetë proces mobilizues e të dalim më mirë të organizuar e të fuqishëm”, tha Abdixhiku.
Ai shpjegoi se LDK do të kërkojë më shumë përfshirje të të rinjve dhe gruas.
Më tej, kreu i kësaj partie tha se LDK dëshiron ta rrisë prezencën e gruas në LDK-së, ku në secilën degë, së paku nënkryetarja të jetë grua.
“Falënderoj secilin që ka kontribuar për LDK-në por edhe ata që nuk kanë kontribuar sepse e rëndësishme është LDK-ja si tërësi”, tha ai.
Për më tepër, ai u shpreh se kushdo që ka ambicie e platformë të qartë, ta shtrojë atë para LDK-së dhe do të jetë anëtarësia që do të vendos.
“Unë do të ushqej garë të lirë e transparente”, tha Abdixhiku.
I pyetur se si e komenton deklaratën për largim nga Këshilli Drejtues të Faton Bislimit, Abdixhiku tha se nuk e ka parë një deklaratë të tillë, andaj edhe nuk mund ta komentojë.
Sidoqoftë, ai u shpreh se LDK-ja do të riorganizohet, përveç të tjerave, edhe në diasporë, sidomos në Zvicër e Gjermani.
“Do të kemi riorganizim më të plotë të degëve të Prishtinës ku do të ketë edhe nëndegë të reja”, tha ai.
Kreu i LDK-së tha se zgjedhjet në këtë subjekt politik, do të bëhen sipas regjistrimit, dhe deri më tani janë 30 mijë anëtarë të regjistruar.
“Do të themelojmë katër degë të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq”, tha Abdixhiku, duke shpjeguar për vendimet e marra sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.
Ai sqaroi se të premten do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues e pastaj sërish kryesia dhe nga 1 qershori, mbahen zgjedhjet e brendshme të cilat pritet të përfundojnë deri në shtator.
Zgjedhjet përfshijnë pozitën e kryetarit dhe të gjitha strukturat e partisë
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...