Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, zyrtarisht i dorëzoi detyrën ministrit të ri, Lumir Abdixhiku.
Matoshi i dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë.
Ai gjithashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi.
Ministri Abdixhiku u zotua se do të filloj së zbatuari programin ambicioz të Qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore.
Që të dy u dakorduan se do të mbajnë komunikim konsultativ për të njohur më thellësisht dhe më afër kabinetin e ri qeveritar me të arriturat dhe ngecjet e MMPH-së.
Ministri Matoshi uroj që ministri Lumir Abdixhiku të dalë edhe me i suksesshëm në realizimin e prioriteteve të MMPH-së./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...