Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 11 vjetorin e vdekjes përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj.
“Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim – ai i lirisë. Ai u bashkangjit në grupin e intelektualëve e atdhetarëve të tjerë që u angazhuan me tërë qenien në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, duke pajtuar shumë familje dhe unifikuar qytetarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për çlirim, transmeton arbresh.info
Nimoni ishte veprimtar i palodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare.
Nimon Alimusaj punoi e veproi në rrethana të vështira për vendin tonë, megjithatë ai asnjëherë nuk u tremb dhe nuk e zvogëloi aktivitetin e tij.
Nimon Alimusaj ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, deputet dhe profesor i gjuhës shqipe.
LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë veprën e Nimon Alimusajt me nderimet më të larta, thuhet në komunikatën e lëshuar për media./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...