Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se e përkrah protestën e sotme të aktivistëve të PSD-së për monopolin e ri me tiketat ngjitëse.
Abdixhiku përmes Facebook-ut ka thënë se sa ishte ministër i Infrastrukturës, nuk e ka nënshkruar kontratën, të cilën e pranoi tash Qeveria Kurti për tiketat ngjitëse që do t’i kushtojnë qytetarëve nga pesë euro gjatë regjistrimit të veturave.
Për fund, ai çon një mesazh Prokurorisë. I thotë të hetojë kontratën e Qeverisë Kurti, e të mos urdhërojë aksione politike në prag të zgjedhjeve lokale.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimeve të dhunshme të zyrtarëve të PSD-së në aksionin e tyre politik, duke thënë se u jep të drejtë atyre për protestën lidhur me kontratën e “tiketës ngjitëse” të nënshkruar nga ministria e Liburn Aliut.
“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv. Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet”, ka thënë Abdixhiku./arbresh.info/
Postimi i plotë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...