Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përjetimi i kësaj dite ku Kosova është bërë me Ushtri është ditë historike, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë që sot e plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë,
“Çfarë ndjenje!
Përjetimi i kësaj dite historike është fat. Votimi për Ushtrinë e Kosovës është privilegj.
Sot plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë, mbrojtjen e atdheut tonë. Në kujtim për gjeneratat e shkuara, në shërbim për ato që vijnë; Kosovë e gëzofsh Ushtrinë”.
Zgjedhjet dhe referendumi testojnë të ardhmen evropiane të M...
Termometri këtë javë shkon në minus, ky është parashikimi i ...
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin një pistoletë me...
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve