Në kuadër të ciklit të takimeve me qytetarë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka qëndruar në Gjilan, ku është pritur nga qytetarë të shumtë dhe strukturat e degës së LDK-së në këtë komunë.
Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me Abdixhikun, qytetarët shprehen hallet dhe brengat e tyre karshi krizave të vazhdueshme që po kalojnë, duke veçuar shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike, rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve, përfshirë ato esenciale, gjersa një konstatim i tyre i përbashkët ishte edhe mungesa e veprimit nga ana e Qeverisë për t’ju dalë në ndihmë karshi këtyre sfidave që ata po ballafaqohen për çdo ditë, shkruan arbresh.info.
Abdixhiku, sipas njoftimit të LDK-së, tha se i kupton brengat e tyre, ku sipas tij, këto brenga bëhen të papërballueshme kur në krye të vendit kemi një Qeveri popullsite e mosvepruese. Po ashtu, Abdixhiku, vuri në spikamë edhe hezitimin e krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji nga ana e pushtetit, me ç’rast theksoi se dikush që fshehët nga hetimi ka diçka të fsheh.
“Kosova po qeveriset në frymë të popullizmit të ashpër dhe agresiv duke të krijuar përshtypjen që ka një Kosovë paralele, mirëpo kjo perde paralele ka filluar të shembet”, tha Abdixhiku.
Abdixhku, më tej përmendi edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raportin e sotëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në këtë të fundit thuhet se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më e vogla në dhjetë vitet e fundit, përkatësisht krejt të kundërtën e asaj që e ka propaganduar Qeveria e Kosovës.
“Tash së fundmi, edhe raporti i DASh dhe ky i sotmi i FMN-së, bën që perdja e propagandës të shembet”, potencoi Abdixhiku.
Sa i përket subjektit që ai udhëheq, Abdixhiku tha se LDK është origjinale, dhe se duke bërë sot një opozitë të dinjitetshme, nesër do të jetë një pozitë e dinjitetshme gjithsesi.
Ndër të tjera, Abdixhiku, i njoftoi të pranishmit edhe për organizimin e brendshëm të LDK-së, përkatësisht për zgjedhjet në Forum të Gruas dhe Forum Rinorë, procesin e parakohshëm zgjedhor në njëmbëdhjetë degët në nivel vendi, ndërkaq veçoi planet e brendshme për Konventën Programore që pritet të mbahet më 29 dhe 30 prillit, për të cilën tha se aty do të marrë formë orientimi i qartë qeverisës.
Kujtojmë se ditë më parë, LDK ka filluar procesin e regjistrimit të anëtarësisë, të cilin Abdixhiku e ka vlerësuar si njërin ndër proceset më të rëndësishme strukturore të organizimit politik të kësaj partie./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...