I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Përes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar ish-kryeministrin britanik si një mik të madh të shtetit të Kosovës.
Ai figurën e Tony Blair e ka vlerësuar lartë si dhe veprat e tij për Kosovën.
“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor! Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë.
Tony Blair ishte i tillë për ne!
Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh.
Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda!
Sir Anthony Charles Lynton Blair, Tony Blair,
Të faleminderit!”, ka shkruar Lumir Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...