Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, për situatën e krijuar në veri, ka thënë se në kohë si kjo uniteti ynë është esencial.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri qartësim shtesë për rrugën tutje duke i dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në tërë vendin.
Abdixhiku ka kërkuar po ashtu koordinim për ShBA-në, BE-në.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetetarë,
Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.
Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.
Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.
Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë./arbresh.info
Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me Krasniqin dhe Abdixhikun
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...