Abdixhiku për ndërprerjen e “Rrugës A”: Një çmenduri që të lë pa fjalë

19:37 | 20 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ndërprerjes së punimeve të rrugës “Jim Jema” në kryeqytet, të njohur si “Rruga A”.

Ai e ka quajtur këtë si një çmenduri që të lë pa fjalë, duke thënë se Rruga A po ecte në ritëm të mbarë.

“Një çmenduri që të lë pa fjalë, Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje”, shkruan Abdixhiku, përcjell Arbresh.info

Sipas kreut të LDK-së në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë, duke shtuar se Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet.

“Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë. Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet. Dhjetëra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital”, vazhdon shkrimin ai.

Duke ju referuar Qevrisë, ai thotë se këtë janë përplot mllef e urrejtje dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet.

“Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot. Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë”, shton kryetari i LDK-së.

Krejt në fund Abdixhiku tha se nuk do të ndalen.

“Nuk do t’i lejojmë. Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen. Prishtina dhe Kosova do të bëhen”, përfundon ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjykata Komerciale ndalon punimet në rrugën “A”, Rama: Vendim i bazuar në interesa politike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme