Kandidati për deputet nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, i ka thënë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së është duke shfaqur sjellje të arrogancës me mos praninë e tij në intervista në media.
“Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë. Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin”.
“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh në kërkesën e Washingtonit”, ka thënë Abdixhiku në T7.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin