Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dhunës që është ushtruar sot në Kuvendin e Kosovës duke e quajtur shëmti.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku tha se dhuna nuk është nuk është mjet si dhe sipas tij, ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike.
“Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri”, tha Abdixhiku.
Tutje, i pari i LDK-së theksoi se partia e tij e refuzon këtë qasje si mjet.
“LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit. Dhe jemi krenarë për këtë”.
“Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik”, tha ai.
Mes tjerash, Abdixhiku bëri të ditur se sot ka zhvilluar takimin e tret konsultativ në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
“Prandaj sot vazhdova këtë rrugë. Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, zhvillova takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë. Mes diskutimeve përmbajtësore për udhëkryqin historik të Republikës dhe nevojën e ndërtimit të masës kritike, gjetëm ide e pikëpamje fundamentale për nismën tonë. Ky vend, ky shtet, kjo shoqëri ka nevojë për zgjim kolektiv, e vendosje të binarëve euroatlantik. Ju ftoj në këtë rrugëtim”, shkroi në fund Abdixhiku./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...