Google ADS

Abdixhiku për deklaratën e Sveçlës: Mendësia e tillë meriton shkarkim

13:46 | 15 Korrik 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një shkrimin të postuar sot ka folur  për protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku e quajti atë si deklaratë të pamatur, nxitëse dhe ofenduese.

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë”, ka shkruar ai, përcjell Arbresh.info

Ai ka thënë se mendësia e tillë meriton vetëm shkarkim, asgjë tjetër.

‘’ Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi I plotë:

Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.

Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë.

Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë.

Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.

Kosova meriton më mirë.

Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend./Arbresh.info/

lexo edhe:

Sveçla: E çuditshme, protesta e sotme në Prishtinë në ditën dhe kohën e njëjtë me atë në Beograd kundër Vuçiqit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme