Google ADS

Abdixhiku pas zgjedhjes së kryesisë së re: Koha e LDK-së po vjen

17:55 | 9 Dhjetor 2023
E.K

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u zgjodh kryesia e re e LDK-së, ka thënë se tani e tutje ai do të jetë në teren, në çdo anë.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur i bindur se kryesia e re e kësaj partie, do të shërbejë drejtë e mbarë.

“Sot, me mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshën, përmbyllëm procesin zgjedhor të LDK-së. Nëpërmjet zgjedhjes së Kryesisë së re Qendrore, me unanimitet votash e me mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, përcaktuam dhe fatin tonë vendimmarrës për 4 vitet e ardhshme.
Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.
Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë.”, ka thënë ai.
/Arbresh.info

Të ngjashme