Google ADS

Abdixhiku pas takimit me organizatat e shoqërisë civile: Pasuruan pikëpamjet tona për rrugën në vijim

18:15 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka mbajtur takimin e dytë konsultativ me akterët publikë, kësaj herë është takuar me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë mbi 20 organizata në vend, shkruan Arbresh.info.

“Diskutimet e sugjerimiet e tyre ishin jo vetëm të drejta, por edhe përmbajtësore. Ato pasuruan orientimet tona që i prezantuam aty; ato pasuruan dhe pikëpamjet tona për rrugën në vijim.”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Sipas Abdixhikut, fundamentet e shtetëSisë sonë po rrezikohen pariparueshëm dhe siç tha ai, mosveprimi është anim.

“Për bindjet tona, vendit tonë, shoqërisë sonë, i duhet përbashkimi i ideve që në thelb ruajnë fundamentet e shtetësisë sonë. Ruajnë demokracinë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Tani që këto fundamente po rrezikohen pariparueshëm, mosveprimi është anim.”, tha ai.

Teksa u shpreh mirënjohjes për pjesëmarrjen në takim, kreu opozitar paralajmëroi se dy takimet e ardhshme do të mbahen me ligjëruesit universitarë dhe diplomatë, sikurse edhe me sektorin privat./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme