Abdixhiku pas fitores së Kosovës: Rezultat i shkëlqyeshëm i djemve tanë

17:48 | 12 Tetor 2024
E.K

Kosova ka fituar ndeshjen ndaj Lituanisë me rezultat 1-2 në udhëtim, në kuadër të sfidës së tretë në Nations League.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shprehu krenarinë për ekipin kombëtar.

Ai e quajti Edon Zhegroven, “aset kombëtar” dhe e inkurajoi atë duke thënë: “Kokën lartë, djalë”

Abdixhiku gjithashtu shprehu optimizmin për ndeshjen e ardhshme ndaj Qipros, duke theksuar se “të martën, për një trepikësh tjetër!”/Arbresh.info

LEXO EDHE:

Mes vështirësive në fundin e ndeshjes, Kosova shënon fitore ndaj Lituanisë

Të ngjashme