Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se koalicioni PAN kërkoi dy orë që të paraqes kandidaturën për kryetar Kuvendi, por mori 2 muaj.
Sipas Abdixhikut, PAN-i po blen ende kohë për të kontrabanduar deputetët, për të bërë numrat e nevojshëm për themelimin e Qeverisë së re.
Deputeti thotë se PAN do të vazhdojë kështu “pa marre e pa fije përgjegjësie derisa kontrabanda të kryej punë”.
Komenti i plotë:
Kushtetuta e Republikës nuk është ndërtuar në frymën e bllokadës e sabotimit. Kushtetuta nuk është ndërtuar me idenë se grupe kapësish një ditë do të provojnë me çdo kusht bllokimin e gjithë Republikës për teke personale – edhe kur s’i kanë votat, edhe kur s’i pranon askush për partner. Niveli i kreativitetit për mbrapshti nga kapësit e PAN, tejkalon secilin përshkrim në secilin dokument juridik që Kosova mund të kishte ndonjëherë. Nuk ka Kushtetutë që mund të rregullojë këtë mbrapshti të tyre.
Ata i kërkuan 2 orë, i morën 2 muaj, dhe sërish vazhdojnë të blejnë kohë për të ushtruar presion për kontrabandë. Do të vazhdojnë kështu pa marre e pa fije përgjegjësie deri sa kontrabanda të bëj punë. Edhe sot teksa flasim e presim, ndërmjetësues pazaresh shtrojnë votat e qytetarëve nëpër tavolinat e kafeneve. Kjo më nuk i përngjanë sjelljes prej shteti.
Sot është obligim patriotik i secilit dashamirë të Republikës që të refuzojë këtë formë të politikëbërjes. Ne nuk guxojmë që standardet e shitblerjes t’i pranojmë si mjete institucionale e normale. Blerja e kohës e bllokada për pazare tenderësh s’janë normale.
Sot, grupi ynë parlamentar, ai i LAA-së, organizoj një tryezë për gjetje të zgjidhjes politike. Ftesës për tryezë ju përgjigjën përfaqësues të LVV, anëtarë të shoqërisë civile e nga akademia. Shpresojmë se kjo nismë e përbashkët e jona të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike. Shpresojmë që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag