Google ADS

Abdixhiku: Pajtohemi me platformën e Vjosa Osmanit

15:46 | 24 Mars 2021
arbresh.info

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se pajtohen me platformën e Vjosa Osmanit si presidente, por vendimin përfundimtar e merr partia.

“Zgjedhja e presidentit duhet të ndodhë brenda një afati të shkurtë, pa rrezikuar funksionimin e institucioneve”, deklaroi Abdixhiku, raporton arbresh.info.

Sipas tij, presidentja bëhet jo partiake në momentin që merr pozitën.

“S’mund të ketë qëndrime individuale”, deklaroi Abdixhiku duke shtuar se vendimi në lidhje me votën për Osmanin do të merret në parti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme