Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit fizik që u bë ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Abdixhiku tha se Muhaxherin nuk mund ta ndalin e frikësojnë, dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar kryetari i LDK-së në reagimin e tij në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deklarohen nga prokuroria
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...