Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë votë kundër nominimit të Vjosa Osmanit për Kryeministre të Kosovës.
Ai kështu tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se Vjosa Osmani e ka gëzuar mbështetjen e plotë të Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.
“Nuk ka dyshim se Vjosa Osmani do të jetë Kryeministre e ardhshme e Kosovës. Nuk ka pasur nevojë të bindet askush gjatë mbledhjes sepse të dy nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, i kanë dhënë mbështetje të plotë Vjosa Osmanit. Nuk ka pasur asnjë votë kundër saj”.
Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë