Abdixhiku nis vizitën dyditore në Parlamentin Evropian, jep detaje për takimet që zhvilloi

22:15 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka nisur një vizitë dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Abdixhiku bënë të ditur se vizitën e nisi me ndezjen e qirinjve dhe dritave të Krishtlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, përcjell Arbresh.info.

Kreu i LDK-së, thotë se Matsolan e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Atë e falenderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Abdixhiku ka marr pjesë edhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së, ku edhe është takuar me kryetarin e këtij grupi, Manfred Weber.

“Në këtë vizitë, isha pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së; grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian. Aty takova dhe Kryetarin e EPP-së, z. Manfred Weber; të cilin e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj”, shkruan tutje Abdixhiku.

Në fund të kësaj dite, Abdixhiku ishte pjesmarrës ne debatin nga eurodeputeti Lukas Mandl në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael.

“Në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, isha pjesëmarrës në debatin e organizuar në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael. Në panel, prezantova pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi sigurinë tonë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve.E ardhmja jonë është Evropa”, përfundon shkrimin kryetari i LDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme