Abdixhiku ngushëllon familjen e aktorit të ndjerë Rasim Thaçit-Cima

12:59 | 26 Mars 2021
V. S.

Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar familjarëve telegram ngushëllimi.

Telegrami i plotë:

“E nderuara familje Thaçi,

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima.

Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite.

Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme