Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Suhareka u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim.
Gjatë fushatës në këtë qytet, Abdixhiku u shpreh se në këtë mbrëmje Suhareka iu dha më shumë se pjesëmarrje.
Kreu i LDK-së, nominoi për deputet edhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Uragani i madh i Turneu të Ndryshimit ndaloi sonte në Suharekë, dhe Suhareka foli! Ajo i tha po ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës! Sepse e ardhmja e ndritur nuk është më vetëm ëndërr, por tashmë po bëhet realitet! Sepse besimi juaj është mesazhi më i fortë se ndryshimi është afër! Faleminderit Ardianit dhe secilit prej jush që ju përgjigjet thirrjes tonë për ndryshim, siç di ta bëj më së miri Suhareka e Ukë Bytyçit!
Suhareka sonte u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim! Rrjedha e pandalshme e njerëzve të vendosur, plot pasion dhe vullnet, që brohorisin njëzëri, po e karakterizon çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, e sonte ky qytet e dëshmoi se është gati të bashkohet me ne në këtë rrugëtim frymëzyes.
Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Suhareka na dha më shumë se pjesëmarrje – ajo na dha një mesazh të qartë: ndryshimi po vjen, dhe bashkë me të po vjen edhe fuqizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike në vend. Ky ndryshim po ndërtohet me përkushtim dhe dashuri për vendin, dhe me shpresat e qytetarëve që i japin forcë e themel.
Kosova po zgjohet! E sonte, Suhareka ishte në ballë të këtij rizgjimi. Para jush nominuam dhe kandidatët tanë për deputet, që përveç doktorit Ardian Shala janë dhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu.
Faleminderit qytetarë të dashur të Suharekës për energjinë dhe besimin tuaj të palëkundur.
Më 9 shkurt, ndryshimi është në duart tuaja.
BËHU NDRYSHIMI!
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?