Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot “Turneun e Ndryshimit” në Malishevë.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit teksa ka thënë se me 9 shkurt do ta sjellin së bashku ndryshimin e madh për Kosovën, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Malisheva, sonte u bë pjesë e momentumit të madh të Lidhjes Demokratike! Turneu i Ndryshimit po na bën bashkë anekënd Kosovës në rrugëtimin tonë më të rëndësishëm – drejt ndryshimit që po ndërtojmë së bashku! Falënderoj përzemërsisht kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë, Fatmir Ademaj dhe secilin prej jush që treguat se bashkimi dhe shpresa janë forca jonë më e madhe. Kjo është Kosova që duam të ndërtojmë së bashku – një Kosovë e mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.
Në këtë tubim prezantuam edhe kandidatët tanë për Malishevë, që përveç Fatmir Ademajt, janë Fetah Rudi dhe Fatmir Kastrati të cilët do të jenë dhe pjesë e ekipit tonë fitues më 9 shkurt. Ata janë njerëz që përfaqësojnë qytetarët me dinjitet dhe me vendosmëri të madhe për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Me çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, po bindemi se këto nuk janë tubime të zakonshme – janë themelet e një Lidhjeje që i përfaqëson ëndrrat dhe aspiratat e çdo qytetari të Kosovës. Prandaj, falemnderit që ju përgjegjet thirrjes sonë sonte në Malishevë! Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë ndryshimin e madh për Kosovën!
Më 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!/Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...