Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar gjatë tubimit në Gjakovë se LDK-në që e kërkojnë qytetarët tashmë e sa kohë, tashti e kanë.
Sipas tij, ai ka afër vetes një ekip të shkëlqyeshëm. Dhe se lista e LDK-së prej 110 anëtarëve është lista fituese në përbërjen e qeverisë së ardhshme.
“Këta burra e gra i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën fituese përbërjen e qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja qëndron e bashkuar, e fortë e me bindje se është ndryshimi për Kosovën.
“Nga sonte qëndrojmë të bashkuar, nga sonte qëndrojmë të fortë, nga sonte dalim me plot bindje se ne jemi ndryshimi për Kosovën”, shtoi ai.
Udhëheqësi i rebelëve sirianë zotohet të mbyllë burgjet famë...
IKD: Reforma në KPK është e domosdoshme
Kapitol, Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani në vitin 20...
KRU “Prishtina”: Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për nj...
Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”
Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit Erjon Morina