Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku Abdixhiku ka shprehur qëndrimin e LDK-së se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në këtë proces.
“Kënaqësi e veçantë që me bashkëpunëtorët e mi, të pres në zyrat e LDK-së ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Themelet e bashkëpunimit tonë janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar ai në Facebook.
Kreu i LDK-së, ka njoftuar ambasadorin amerikan mbi qëndrimin e LDK-së sa i përket këtij procesi.
“Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka shkruar Abdixhiku.
Gjithashtu, në takimin me Hovenier, kreu i LDK-së i ka theksuar ambasadorit amerikan se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë.
“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës