Abdixhiku në QKMF të Prishtinës: Punëtorët shëndetësorë meritojnë paga të larta

15:49 | 30 Janar 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qenë sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku është takuar me punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se këtyre punëtorëve duhet t’u jepen pagat më të larta, sepse sipas tij, ato i meritojnë, përcjell arbresh.info.

Abdixhiku tha se largimi i mjekëve nga Kosova tanimë është problem kombëtar dhe shëndetësia duhet të jetë prioritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme