Abdixhiku në Malishevë: Ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë dhe hov

19:10 | 5 Janar 2025
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot banorët e fshatit Turjakë të Malishevës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë dhe hov, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!

Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!

Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!

Ju faleminderit për interesimin.

Ju faleminderit për pritjen.

Ju faleminderit për mbështetjen/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme