Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 23-vjetorit të Betejës së Koshares, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve të kësaj beteje.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se akti i trimërisë së UÇK-së, ishte frymëzim për rrugëtimin e vendit drejt lirisë. Sipas tij, triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.
“Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, 23 vite më parë, burrat e gratë e Ushtrisë Çlirimtare, kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar, dhe me këtë i kishin dhënë historisë një ndër betejat më të lavdishme shqiptare. Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”.
Ai tha se do të kujtohen e nderohen të gjithë dëshmoret e kësaj beteje, duke përmendur kështu edhe të huajt që dhanë jetën.
“Sot, kujtojmë dhe nderojmë të rënët e Betejës së Koshares, nderojmë burrat si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi e secilin hero e dëshmorë të kësaj beteje të madhe. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në altarin tonë të lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider”. Kosharja, të rënët, kjo lavdi e kjo sakrificë, është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës””, shkruan Abdixhiku.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...