Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në sesionin hapës të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), formacionit më të madh politik Evropian .
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ka mbajtur një fjalim ku para liderëve evropian ka folur për rreziqet e sigurisë në Kosovë nga Serbia, përcjell Arbresh.info.
“Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”, ka thënë Abdixhiku.
“E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë kreu i LDK-së./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League