Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të Kryesisë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Abdixhiku para mediave ka deklaruar se sot nderojmë të gjitha gjeneratat që e kanë bërë të mundur festën e 17 shkurtit.
“Në 14 vjetorin e ditëlindjes së shtetit të Kosovës në ditën më të rëndësishme për vendin tonë nderojmë të gjitha gjeneratat që për kohë te gjatë kanë bërë të mundur që të kemi festë me 17 shkurt. Nderojmë intelektualët e viteve 90-ta me presidentin historik Ibrahim Rugova siç nderojmë familjen Jashari dhe aleatët tanë që na qëndruan pranë. Në këtë festë do të kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme”, ka pohuar Abdixhiku.
Ndryshe, sot më 17 shkurt, bëhen 14 vjet që kur Kosova u shpallë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Pavarësia e Kosovës u shpallë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku të pranishëm në sallë në atë kohë ishin 109 deputetë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...