Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, me familjen Hajdaraj dhe bashkëpunëtorë zbuluan shtatoren e veprimtarit të madh, Smajl Hajdaraj.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se veprimtaria e tij ushtarake e politike e bëjnë atë personalitet qendror në historinë e rrugëtimit për liri, shkruan Arbresh.info.
“Sot, jemi mbledhur e jemi bërë bashkë në një ditë tepër të veçantë. Është një ditë e rëndësishme për çdo shqiptar kudo që jeton; është 28 Nëntori – është dita e madhe shqiptare. Dita e flamurit shqiptar! E në këtë ditë të madhe shqiptare jemi bërë bashkë për të nderuar e përuruar shtatoren e një burri të madh shqiptar; një RUGOVISTI shembullor, një patrioti, veprimtari, intelektuali, deputeti, luftëtari të paepur, bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit Rugova, Heroit të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Veprimtaria e tij ushtarake e politike e bëjnë atë personalitet qendror në historinë e rrugëtimit të shenjtë për liri, pavarësi e demokraci. Ai është vetë historia triumfuese e Republikës së Kosovës. Ai është vetë gur themeli i fortë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.” , tha ajo.
Kryetari Abdixhiku po sshtu citoj një pjesë nga testamenti i fundit i Smajl Hajdarajt, i shkruar nga ai rreth një muaj para vrasjes së tij.
“Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare. Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm”, thotë në fund të letrës, Heroi Smajl Hajdaraj.
“Smajl Hajdaraj sot u kthye në Pejë. Jo vetëm si nderim i veprës si tij, por si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm për sakrificën e madhe që populli i Kosovës, burrat e gratë më të devotshëm të kombit kanë bërë. Nga sot, qyteti i Pejës, dhe e gjithë Kosova, do të kenë një vend më shumë nderimi për të shkuarën, një vend më shumë rikujtimi për të ardhmen”, përfundoi kryetari Abdixhiku./Arbresh.info./
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...