Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij.
Ai gjithashtu tha se rikujtojnë me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.
“Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku./eo
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...