Google ADS

Abdixhiku ndan dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për heroin Sali Çekaj

15:33 | 28 Prill 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në Hamburg të Gjermanisë sot është mbajtur akademi përkujtimore për nder të heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këtë organizim ka ndarë edhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për heroin Sali Çekaj, shkruan Arbresh.info.

“Duke vazhduar traditën e nisur nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, në cilësinë e kryetarit të katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasardhës i funksionit politik të kryetarit Rugova, kam vendosur që për kontributin e tij në luftën për çlirim, liri e pavarësi të ndajë Dekoratën më të lartë që e jep Lidhja Demokratike e Kosovës, Dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”, për Heroin e Kosovës, Sali Çekaj.”, ka thënë ai.

“Kjo dekoratë, le të shërbejë jo vetëm si mirënjohje për gjithë kontributin e tij për çlirim, por të shërbejë si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm se liria e vendit tonë është arritur me shumë mund e sakrificë nga burrat dhe gratë më të devotshme të kombit”, ka thënë Abdixhiku me stë tjerash në fjalimin e tij./Arbresh.info/

Të ngjashme