Abdixhiku: Moskoordinimi me aleatë – akt antishtetar, politika me miq është rruga e vetme e Kosovës

21:07 | 26 Maj 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai tha se moskoordinimi me aleatë, në veçanti me SHBA-të, sipas tij është akt antishtetar.

“Kujt i shërben kjo politikë? Kujt i shërben një Kryeministër si ky? Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë”, ka shkruar Abdixhiku.

Aië është shprehur se është në mbështetjëve të policiëve me shërbim në veri”.

“Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme