Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar audio incizimin e publikuar të Mimoza Kusarit me Slvako Simiq dhe Milan Radojiçiqit.
Sipas tij kjo është një vepër penale, pasi Kusari-Lila ka biseduar me një terrorist.
“Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku.
Ai tha se nëse ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të tij do ta bënte të njëjtën gjë do ta shkarkonte.
“Nëse ndonjë bashkëpunëtor i imi do të bisedonte me një terrorist, do ta shkarkoja”, u shpreh ai.
Abdixhiku këto komente i bëri i ftuar në një intervistë në Klan Kosova./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...