Google ADS

Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund, historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati

12:28 | 22 Gusht 2024
R J

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugës në Velani.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku  ka dhënë lavdata për punën e drejtorit komunal, Krenar Xhaferi.

“Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër. Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re – ngjitur me ‘SOS Fshatin’ – për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, kreu i LDK-së shkruan se më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë! “Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme