Abdixhiku mbledhë kryesinë, para takimit me Osmanin

14:03 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë.

Aty pritet të diskutohet rreth takimit të sotëm të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.

Këto takime po mbahen pak ditë pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerësoi se në rrethanat aktuale epidemiologjike nuk rekomandohet mbajtja e proceseve zgjedhore.

Ky vlerësim u pasua me reagime të shumta nga partitë opozitare, të cilat shprehin qëndrimin se nuk duhet të shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit, sikur që fushata elektorale duhet te mbahet nën masa të kontrolluara duke mos u rrezikuar shëndeti i qytetarëve.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës ka mbledhur strukturat e saj, duke shprehur qëndrimin se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve, por janë ‘pro’ zvogëlimit të ditëve të fushatës elektorale.

Propozimi në lidhje me shkurtimin e ditëve të fushatës shihet si i jashtëligjshëm sipas juristëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme