Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e zgjedhur me mandat katër vjeçar të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenin.
Ai i është gëzuar këtij lajmi si dhe përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Llapi po rikthehet si bastion burimor i LDK-së,
“Atë, delegatët e degës dhe gjithë strukturat e zgjedhura në Kryesi e Kuvend Qendror i urova për një proces demokratik. Pjesëmarrja e mbi 1400 anëtarëve tanë në këtë proces delegimi e besimi, është shenjë e qartë e një angazhimi të mirëfilltë strukturor. E besimi bindës në Ekremin, nga 90 delegatë të Kuvendit Zgjedhor, përveç se privilegj, duhet të shërbejë dhe si obligim për barrën që ai duhet të bartë përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se është plotësisht i bindur për rrugën përpara të Hysenit.
“Llapi po rikthehet si bastion burimor i Lidhjes; aty ku e kishte vendin gjithherë. Do të punojmë fort, do të punojmë mbarë, me Dokun e çdo patriot të djathtë për mbajtur LDK-në në hap me kohën”, ka thënë më tutje ai./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...