Abdixhiku: Le të bëhemi bashkë, më 9 shkurt, le të ringritemi si një

20:34 | 16 Gusht 2024
R J

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar simpatizantët e partisë së tij të bashkohen më 9 shkurt dhe të “ngriten si një”.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë!  Më 9 shkurt, le të ringritemi si një”, shkroi ai në Facebook.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.

Presidenca thotë se kjo është një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme