Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për medie ka thënë se raundi i dytë i votimeve e rikonfirmon Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë më të madhe në vend.
Ai ka thënë se katër komunave të fituara në raundin e parë ju shtuan edhe plotë të tjera .
Procesi votimit gjatë gjithë ditës ka kaluar mirë, dhe ne dëshirojmë të falënderojmë qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat që masovikisht kanë dalur në raundin e dytë .
Abdixhiku ka komentuar edhe rezulatet e EXIT POLL-eve duke thënë se janë duke pritur numërimin e votave.
“Sa i përket Prishtinës, rezultatet janë në proces të vlerësimit e sipër ne i vlerësojmë matjet eventuale mirëpo të dhënat tona nga terreni tregojnë se është një pjesëmarrja e jashtëzakonshme”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka pasur edhe një thirrje për vëzhguesit dhe komisionerët.
“Ne i bëjmë thirrje vëzhguesve dhe komisionarëve tonë që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe të bjën procesin e numërimit dhe të dërgojnë një mesazh që kjo të jetë ditë feste”, ka thënë ai.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...