Anëtari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia e tij ka vuajtur pasojat e bashkëjetesës me PDK-në.
Ai ka thënë se nëse LDK edhe një herë futet në koalicion me PDK-në, do të shkatërrohej tërësisht si parti.
“Rezultati do të jetë i ngushtë, ne do të jemi fitues. Është e domosdoshme të gjejmë një gjuhë të përbashkët, në momente të vështira duhet të sjellim vendime të mëdha. Koalicioni me PDK-në kish me qenë shkatërrimtarë. Nuk pretendon LDK-ja që përjetësisht të jetë në pushtet. Por bashkëjetesa me PDK-në është jashtë çdo norme, dhe kjo rrugë duhet të ndiqet. Është kosto që LDK-ja e ka marr në vazhdimësi sa herë që ka bashkëjetuar me PDK-në”, ka thënë Abdixhiku në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka komentuar edhe një debat të mundshëm mes tre kandidatëve për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hotit nga LDK, Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma, dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.
Thotë se kandidati Hoti ka ekip të fortë dhe programin më të mirë. Sipas Abdixhikut nuk duhet të vlerësohet një kandidat në bazë të muskujve.
“Përballja jonë do të jetë e ideve, Hoti nuk është vet, ka njerëz në parti. Qytetarët duhet ta vendosin se kush e ka programin më të mirë. Nuk duhet të flasim me muskuj e karizma, por me ide”, ka shtuar ai.
Abdixhiku ka folur edhe për procesin e demarkacionit dhe thotë se për të duhet konsensus i gjerë. Sipas tij, opsion mbetet edhe arbitrazhi, por cilado parti që merr udhëheqjen duhet të nisë sa më shpejt hapat e parë në lidhje me demarkacionin.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...