Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rastin e 35 vjetorit të themelimit ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku njëherit edhe kandidati për kryeministër tha se nderojnë të gjitha figurat dhe kontributdhënësit, shkruan Arbresh.info.
“Sot nderojmë dhe kujtojmë 23 dhjetorin e vitit 1989 pra datën ë 35 vite më parë intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjën më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në krye të kësaj lidhje dhe kësaj lëvizjë u vendos arkitekti i vetë Republikës së Kosovës, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova të cilit sot i bëmë nderime në këtë përvjetor të 35-të .”, tha Abdixhiku.
“Nderojmë të gjitha figurat dhe kontributdhënësit në këtë shtëpi të madhe të demokracisë siç dhe rikujtojmë nevojën që në momente historike, LDK-ja dhe e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë dhe të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euroatlantike”, u shpreh ai.
“Ky momentum i ri na vjen në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit dhe jemi të lumtur me momentumin historik që është LDK-ja por edhe me historikun e madh që e kemi shënuar për këto 5 vite.”, tha ai./Arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...