Google ADS

Abdixhiku, Kusarit: Mimozë më shumë vërehet mungesa jem, se prezenca jote

13:24 | 30 Qershor 2022
A. B.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila i ka reaguar kryetarit të LDK-së, duke thënë se prezenca e tij nuk është kërkuar në Kuvendin e Kosovës, përveç seancës për Trustin.

“Avdixhiku jeni një seancë vonë, seanca për trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 30 qershor e jo 23 qershor. asnjeherë se kemi kërkuar prezencën tuaj, prezenca juaj këtu e heshtur është prezente, pra ju vini për të imituar Kurtin”, tha Mimoza Kusari Lila.

Pas kësaj ka replikuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili shkaktoi edhe të qeshura në Kuvend.

“Unë e di Mimozë që më shumë vërehet mungesa jem, se prezenca jote, por të lutem mbaje nivelin e diskutimit korrekt”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme