Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se kryeministri Kurti me Qeverinë e tij i ka dy rrugë sa i përket dialogut me Serbinë, shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, siç është ajo e Asociacionit, ose pranimi i tij sipas Gjykatës Kushtetuese.
Para deputetëve në Kuvend, në debatin që po mbahet për dialogun, Abdixhiku theksoi se Kurti tregoi se e ka draftin e propozuar nga BE dhe ShBA-të, por nuk tregoi se çka përmban ai draft.
“Jemi në pa mundësi zgjedhje në Kosovë, pa polici atje në veri. Tani kemi një pozicion të ri ndërkombëtar. Shpërdorim më të madh të mundësisë që Kosova kishte përpara në dialog nuk ka pasur. Kurti na tha se e kam draftin e ri nga BE dhe ShBA, merre ose lëre, por nuk na tregoi draftin dhe s’e dimë askush se çka ka aty. I keni dy rrugë, ose shfuqizoni marrëveshjet ndërkombëtare këtu në Kuvend, ose pranojeni Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Të tjerat janë debate politike”, tha Abdixhiku.
Tutje, i pari i LDK-së kritikoi sjelljen e kryeministrit Kurti në raport me opozitën, për të cilat tha se mos raportimi i tij i vazhdueshëm në Kuvend është i papranueshëm dhe theksoi se gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin nuk vlejnë përderisa s’e kanë njohjen reciproke në qendër,
“Sjellja e kryeministrit Kurti është tejet shqetësuese. Për herë të parë kryeministri Kurti raporton për dialogun, dhe kjo është e papranueshme. Tek zhvillimet e brendshme nuk e kam fjalën, për këta që nuk e mbajtën atë që e thanë, nuk e kam fjalën për ata që i thyen qëndrimet e tyre. Fjalën e kam për dëmtimin e raporteve shtetërore që ia ka bërë kjo qeveri. I kemi dy dokumente, ai i vitit 2021 dhe 2022, i pari ishte raportuar së pari në Beograd dhe i dyti më pas për kryeministrin Kurti. Pjesë e kësaj marrëveshje finale do të ishte ‘de jure’ e pavarësisë së Kosovës, sipas kryeministrit Kurti. Ne duhet koordinim të brendshëm dhe me aleatët për ta ruajtur këtë. Kryeministri Kurti e ka një ofertë me 6 pika të cilat duhet të jenë të qarta që pa njohje në qendët nuk mundet të jenë 6 kapitujt e ofertës së tij.”, theksoi ai./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...